Paralajmërimi i Eugena Tominit: Do të ketë shtim rastesh me COVID në 3 javët në vijim

Shefja e Survejancës në ISHP, Eugena Tomini, ka paralajmëruar se do të ketë rritje rastesh me COVID-19 në javët në vazhdim.

Sipas saj, shkak për këtë janë bërë grumbullimet e qytetarëve gjatë festave, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

“Pavarësisht rekomandimeve të nëjpasnjëshme përkundrejt minimizimit sa më shumë të këtyre  grumbullimeve, sigurisht që grumbullime ka patur. Parashikimet përkundrejt 3 javëve në vijim sjellin një trend në rritje të rasteve me COVID”, tha tomini në A2CNN.

Kujtojmë se nga dita e nesërme do të rikthehen masat kufizuese që ishin para festave, ku lëvizja e qytetarëve do të lejohet deri në orën 22:00.

Ngjarja paraprake

Shkaku i mungesës së parave ishte i gatshëm të punojë diçka jashtë futbollit, sot i ka të gjitha

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është sozia e Bella Hadid që po çmend rrjetin me ngjashmërinë e frikshme që ka me modelen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian