Paralajmërimi fortë i zyrtarit britanik: Nëse nuk respektohen masat kundër COVID-19 do përballemi me valën e tretë të pandemisë

Mbretëria e Bashkuar është në rrezik të përballet me një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Paralajmërimi vjen nga Ministri i Jashtëm Dominic Raab, i cili thekson se kjo do të ndodhë nëse nuk zbatohen siç duhet masat kufizuese në javët e ardhshme.

“Ekziston një rrezik i tillë nëse nuk gjejmë ekuilibrin e duhur”, tha Raab kur u pyet nga BBC nëse rastet mund të ngriheshin përsëri në janar dhe shkurt.

Ministri shtoi se qeveria e Kryeministrit, Boris Johnson po bën gjithçka që mundet për të shmangur një bllokim të ri, mbarëkombëtar.

Ngjarja paraprake

Rikthehet sfida Mourinho – Lampard

Ngjarja e ardhëshme

I shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, arrestohet 29 vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian