Paradokset e shoqërisë shqiptare!

Shqiptarët, si andej dhe këtej kufirit, nuk po mund ta gjejnë vetën në këtë demokraci të shpifur. I janë sulur historisë së tyre dhe figurat pozitive të historisë i anatemojnë deri në masën e refuzimit, ndërkaq i lartësojnë figurat famkeqe deri në piedestal?!

Mjafton që një figurë historike të këtë qenë refuzues i sistemit politik të Enverit (Hoxhës)që ai të shpallet hero?! Dhe e kundërta e kësaj: mjafton që një figurë historike të këtë qenë pjesë e sistemit të Enverit që të quhet tradhtar i popullit dhe atdheut! Dhe për këtë në kohë të fundit kujdesen eksponent të partisë demokratike të Shqipërisë?!…

Kohë më parë një historian (me fakte që askush nuk mund t‘i mohojë deklaroi e shkroi se i njohuri Martin Camaj pas arratisjes nga Shqipëria (në kohën e Enverit) gjeti strehim në Jugosllavi. Dhe po ky Martin (i cili në çarqet letrare e kulturore, sidomos në Kosovë krahasohet me gjeni) në Jugosllavi paska qenë rehatuar si një kundërshtar i sistemit të vendit të vetë! Dhe po ky Martin paska pas marrë për grua një serbe! Dhe po ky Martin paska pas punuar në Radio Beogradin e atëherëshëm (dihet botërisht se cili ishte Radio Beogradi për shqiptarët) duke sharë sistemin e vendit të vetë e duke lëvdëruar sistemin e armikut?!

Nëse e tëra kjo është e vërtetë, ky Martin nuk mund të quhet me emër tjetër përpos tradhtar i interesave të popullit dhe atdheut të tij!…

Një eksponente e partisë demokratike të Shqipërisë, jo më larg se dje apo pardje i jep vetës të drejtë saqë Avni Rrustemin (hero i atdheut dhe atentator i Esad Toptanit, atij Esadit që për interesa të tij kishte shitur atdheun tek Serbia) ta quajë si një kriminel ordiner, i cili Esadin e paska pas vrarë për të fituar para?!..

Dhe si për çudi po dy ditë më parë ministri i mbrojtjes të Serbisë e lëvdëron popullin shqiptar që e paska dhënë një njeri të madh siç paska qenë Esad Pasha! Ai Esadi që varrin e paska në mes të luftëtarëve serbë në një varrezë afër Parisit, për varrin e të cilit edhe politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq kohë më parë pat deklaruar se sa herë që e viziton Parisin, shkon dhe përulet para varrit të Esadit duke i dhuruar edhe lule të freskëta?!..

Një lidhje e tillë ideologjike në mes të eksponentëve të partisë demokratike dhe të zyrtarëve serbë me figurën e Esadit (Toptani) është e rastësishme apo tregon diçka të vërtetë dhe tragjike për vetë kombin tonë?!

Të thuhet publikisht se Esadi (Toptani)ishte një figurë e rëndësishme e kombit shqiptarë dhe në anën tjetër të kërkosh po publikisht që ta rrënosh përmendoren e Avni Rrustemit, nga eksponent të partisë demokratike shqiptare të Shqipërisë dhe të mos marrësh as edhe një dënim apo refuzim qoftë edhe moral, tregon se sa ka degraduar shoqëria shqiptare?!…

Në Prishtinë, janë dy emra rrugësh që e përjashtojnë njëra tjetrën: Rruga Mustafa Kruja dhe rruga Perlat Rexhepi?!…Ndërkaq në Shqipëri është një qytet me emrin e heroit dhe tribunit Bajram Curri, ndërkaq në në Mat partia demokratike i ka ngritur permendore Mbretit Zog?!…Edhe ky një paradox i shoqërisë shqiptare?!…

Ngjarja paraprake

Kompania kanadeze zbulon pajisjen që detekton koronavirusin në ajër

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Më shumë para për mbështetje të të punësuarve dhe për vende stabile të punës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian