Paraburgim për pesë personat e arrestuar për drogë në Shkup

March 17, 2023
min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka zbuluar labotratori për prodhimin e amfetaminës dhe është konfiskuar drogë në vlerë prej gjysmë milioni euro, kumtuan sot prej atje. Në mesin e pesë të arrestuarve, siç konfirmoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, është edhe një mësuese e shkollës fillore “Aleksandar Makedonski” në Novo Lisiçe.

“Të privuar nga liria janë pesë persona, edhe atë D.T. (25), E.M. (35), Zh.L. (46), S.Ç.Z. (38) dhe B.F. (44) të gjithë nga Shkupi. Janë kryer kontrolle në shtatë lokacione në Shkup gjatë së cilës është zbuluar laborator për prodhimin e amfetaminave, por edhe drogë në vlerë prej gjysmë milioni euro, nëse do të shpërndahej nëpërmjet dilerëve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në aksion janë gjetur drogë sintetike amfetaminë në vlerë prej rreth shtatë kilogramë, një kilogramë kokainë, rreth 22 kilogramë marihuanë, rreth 3.000 tableta ekstaza.

Përveç drogës, është gjetur edhe pushkë automatike “Kallashnikov”, 667 plumba prej kalibrave të ndryshëm, dy krehër për pistoletë, disa peshore digjitale, sasi të madhe të lëngut për prodhimin e amfetaminës sintetike. Ka pasur edhe fletore dhe lista me vërejtje për borxhlinj, gjegjësisht personave që blejnë drogë, para për të cilat ekzistojnë dyshime se janë prej shitjes së drogës dhe katër automjete.

“Paraprakisht, në janar, shkurt dhe mars, pas urdhrit të prokurorit publik nga PTHP Shkup, është zbatuar hulumtim kriminalistik ndaj dilerëve rrugor, të cilët shesin droga sintetike, amfetaminë dhe marihuanë në Shkup, gjatë së cilës janë privuar nga liria tre presona D.T. (33), D.M. (37) dhe J.S. (41) të gjithë nga Shkupi të cilët kanë furnizuar droga sintetike dhe të cilët tanimë janë procesuuar penalisht”, thonë nga MPB.

Personat e arrestuar, siç informojnë nga MPB, gjatë kohë kanë qenë të përfshirë në shitjen rrugore të drogave sintetike dhe amfetaminave në zonën e Shkupit për çka kanë marrë me qira disa banesa në qendër të Shkupit, por edhe në lagjen Gjorçe Petrov, të cilat i kanë shfrytëzuar si depo për ruajtjen, prodhimin dhe paketimin e drogave sintetike.

SPB Shkup, gjegjësisht Njësia kundër Tregtisë me Drogë dhe armë, deri te Prokuroria ka dorëzuar padi penale për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

“Aktivitete të tilla, policia ka zbatuar edhe në qytetet tjera të shtetit. Nga fillimi i kësaj jave janë kryer 36 bastisje, janë arrestuar 32 persona, gjatë së cilës janë konfiskuar amfetaminë, ekstaza, marihuanë dhe lloje tjera të drogës”, shtojnë nga MPB.

Burimi: ALSAT

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në shpejtësi 305km/h dhe postoi videon në TikTok, policia arrestoi yllin shqiptar

Story i radhës

Droga në kamionin e kontraktorit të Qeverisë për burgjet – arrestohet një person tjetër

Të fundit nga

Reklamat po vijnë në vetura?

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para. Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një
ShkoLartë