Para udhëtimit në Beograd, tifozët skocezë gabojnë rrugën dhe hynë edhe në Kosovë

Tifozët e gjigantit skocez, Rangers patën një përvojë interesante në udhëtimin e tyre drejt Serbisë.

Dy tifozët në fjalë u nisën nga Skocia në Serbi për të mbështetur skuadrën e zemrës në ndeshjen e sotme në Beograd.John dhe Jack u nisën me veturë për në Beograd, por u ngatërruan, derisa në fund arritën në Serbi.

Në një emision radiofonik, ata përshkruan rrugën prej 5600 kilometrash, ku u nisën nga Klimarnock dhe arritën në Beograd përmes Kosovës, pastaj Bosnjes dhe në fund në destinacionin final.Se si shkuan në Kosovë nuk është shumë e qartë, por duket se ky udhëtim i stërgjatur nuk i lodhi ata edhe aq shumë.

Ndryshe, ndeshja e sotme në Ligën e Evropës mes Rangers dhe Crvena Zvezdës nis nga ora 18:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të shmangni zhgënjimet në dashuri dhe marrëdhënie

Story i radhës

Julia Fox flet për sjelljet agresive të Kanye-t

Të fundit nga