Para deputetëve ligje nga arsimi dhe borxhi nga BB për përballje me Kovid-19

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 15-të në të cilën në rend dite është Propozim ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për përballje urgjente me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtër.

Në seancë janë edhe ligje nga sfera e arsimit: Propozim ligji për emërime dhe plotësime të Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit arsimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe plotësimet e ligjeve për standardin studentor dhe për standardin e nxënësve, të gjitha në procedurë të shkurtër.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje të informatorëve dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për taksat gjyqësore, për autokampe dhe për patinazhe, në lexim të parë.

Kuvendi duhet të deklarohet edhe për Propozim – vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes nga migrimi ilegal dhe mbrojtja e shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin KOVID-29 dhe parandalimin e përhapjes së tij dhe për rrezik të lartë dhe vëllim të rritur në hyrje dhe transitim të emigrantëve përgjatë territorit të shtetit. fc/

 

Ngjarja paraprake

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Ngjarja e ardhëshme

Pas presionit të OEMVP-së, propozohet heqja e PCR Testit për qarkullim të lirë me shtetet fqinje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian