Paparacët e fotografojnë pa grim e me veshje të thjeshtë, Bebe Rexha bën reagimin epik

14:45 | 14 Prill 2021

Foto: Instagram

Bebe komenton të pasmet në foton e zënë nga paparacët.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, njihet si person që nuk ka shumë komplekse për gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi ka postuar një imazh, në të cilin paparacët e kishin fotografuar me flokë të çrregulluara, pa grim e me veshje të thjesht.

“Dreq, të pasmet e mia janë shumë të mëdha. Më pëlqejnë”, ka shkruar ajo”.

Fakti që Bebe nuk e ka problem peshën e tregon edhe veprimi i saj para disa ditësh, ku filmoi trupin nga afër në bikini e pa filtra, teksa tregoi se ka shtuar pak peshë.

Bebe Rexha pritet që pas këngës “Sacrifice” të kthehet me projekte të reja, ngase po përgatit një album muzikor. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

E konfirmon presidenti i UFC-së: Poirier vs McGregor do të ndodhë

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është shuma që ndau MAPL për komunat e Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian