Papa Françesku vendos, e diela e katërt e korrikut do të jetë Dita Botërore e gjyshërve dhe të moshuarve

Papa Françesku vendosi këtë të diel “Ditën Botërore për Gjyshërit dhe të Moshuarit”, në Kishën Katolike Romake, me qëllim që një herë në vit të rikujtohet kjo kategori dhe të nënvizohet rëndësia e tyre në shoqëri.

Nëpërmjet një njoftimi Papa tha se kjo ditë do të festohet të dielën e katërt të korrikut të çdo viti në komunitetet katolike në të gjithë botën.

Kjo e këtij viti përkon më datë 25 korrik.

Kujtojmë se Kisha Katolike ka një Ditë Botërore të Paqes, të cilën e ka themeluar Papa Pali në vitin 1969, një Ditë Botërore të Rinisë, të cilën e themeloi Papa Gjon Pali II në vitin 1984 dhe një Dita Botërore e të Varfërve, të cilën e themeloi Papa Françesku në 2017-ën.

Ngjarja paraprake

Milani skuadra me më së shumti penallti këtë edicion, afër të thyejë rekordin historik të Seria A

Ngjarja e ardhëshme

Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian