Papa Françesku: Më dhemb shumë, disa mendojnë vetëm për kënaqësinë dhe pushimet

Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.

Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet.

“Kam lexuar në gazeta diçka që më trishtonte, në një vend, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushime, 40 avionë u ngritën atë pasdite. Ata njerëz mendojnë vetëm për pushime dhe për kënaqësinë e tyre. Kjo më dhembi shumë”, u shpreh Papa, përcjell A2.

Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund.

“Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.

Ngjarja paraprake

Gjatë kësaj jave moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

Ngjarja e ardhëshme

Kompanitë e huaja transferuan jashtë 379 milionë euro fitime, 5% më pak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian