Papa Françesku do të vizitojë Irakun vitin e ardhshëm

Papa Françesku do të vizitojë Irakun vitin e ardhshëm, bëri të ditur sot media e Vatikanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas uebfaqes “Vatican News”, vizita katër ditore nga 5-8 mars do të mbulojë katër provinca irakiane, Bagdadin, Erbilin, Mosulin dhe Qaraqosh.

Më shumë detaje do të publikohen më vonë, duke marrë parasysh urgjencën shëndetësore mbi koronavirusin (COVID-19) në të gjithë botën.

Vizita është planifikuar me ftesë të Irakut dhe kishës katolike lokale. Do të jetë vizita e parë e pontifikut jashtë vendit që nga pandemia e COVID-19.



. .

Ngjarja paraprake

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet pas thirrjeve të ambasadorëve Kim e Soreca

Ngjarja e ardhëshme

Si të arrijmë balancën mes punës dhe jetës?! Këshilla nga vendet më të lumtura në botë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian