paneuropa kosova perfaqesoi kosoven ne rumani 67a0ff4348ca8

Paneuropa Kosova përfaqësoi Kosovën në Rumani

February 3, 2025
min lexim

Paneuropa Kosova mori pjesë në konferencën ndërkombëtare, të organizuar nga Paneuropa Rumania, që u mbajt në Bukuresht. Pjesëmarrja e Paneuropa Kosova në këtë konferencë ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë, për faktin se Rumania është një nga pesë vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Delegacioni i Paneuropa Kosova udhëhiqej nga kryetari Arber Prenaj, kurse pjesë e delegacionit ishin edhe Ardian Kolaj dhe Engjell Duzhmani.

Tema kryesore e konferencës ishte: “E ardhmja e Evropës pas raportit të Draghit – Perspektivat dhe implikimet për Rumaninë”, ndërsa u diskutuan edhe disa tema kyçe që prekin zhvillimin ekonomik dhe social të kontinentit.

Kryetari i Paneuropa Kosova, Arber Prenaj, theksoi për Radio Kosovën se gjatë diskutimeve në konferencë u fol për një gamë të gjerë çështjesh që janë të rëndësishme për Evropën, siç janë forcimi i qeverisjes, nevojat energjetike për industrinë e rëndë, aspekte të informatikës dhe Inteligjencës Artificiale, mbrojtjes, konkurrencës dhe transportit, digjitalizimit, investimeve të qëndrueshme, etj.

“Rëndësia e takimit ishte shumëdimensionale pasi aty u diskutuan perspektivat dhe implikimet që kanë këto tema për Evropën, Rumaninë dhe vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën,” theksoi Prenaj.

Pjesëmarrja e Paneuropa Kosova në konferencën ndërkombëtare në Bukuresht ka një rëndësi të veçantë për faktin se Rumania është një nga pesë vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën, vlerësoi Prenaj për RTK – Radio.

“Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, pjesëmarrja e delegacionit nga Paneuropa Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë forum, duke adresuar disa çështje kritike që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian,” theksoi kryetari i Paneuropa Kosova, Arber Prenaj.

Ai shtoi se ka trajtuar nevojën për energji për industritë e rënda, duke potencuar rëndësinë e krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrencë në industrinë e energjisë.

Ndërkaq, Ardian Kolaj, sekretar i përgjithshëm, ka adresuar problematikën e mungesës së shkathtësive në tregun e punës, një temë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në ekonominë evropiane të digjitalizuar dhe teknologjikisht të avancuar.

Ndërsa Engjell Duzhmani ka diskutuar çështje që lidhen me fushën farmaceutike, duke kërkuar zgjidhje për modernizimin dhe inovacionin në këtë sektor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kapet me 44 steka cigaresh pa pulle ne makine arrestohet 34 vjecari ne kakavije 67a0f5e49a3b7
Story i mëparshëm

Kapet me 44 steka cigaresh pa pullë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Kakavijë

vlen statusi i taravarit dergoi bdi ne ne opozite 67a10250825ef
Story i radhës

VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë