Pandevi akuza të rënda në adresë të federatës para sfidës me Kosovën

Lideri i skuadrës së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovës la dhënë akuza të rënda në adresë të federatës maqedone e cila nuk u interesuan rreth problemeve të lojtarëve.

“Së pari dua të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan të vijë në Maqedoni, më të merituarit për këtë gjë janë trajneri jonë, sekretari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore dhe Presidenti i Genoa-s.

Të gjithë e dimë se sa e pasigurt dhe e vështirë ishte të vinim këtu. Ambasada jonë në Itali kishte një sjellje të mirë, por kishte edhe nga ata persona të cilët nuk u interesuan fare dhe nuk më pyeten se a kam nevojë për ndihmë apo si jam” ishin fjalët e Pandev.

Sulmuesi në fundi arsyetoi edhe ata persona duke thënë: “Ata janë të nxënë duke bërë gati udhën që ne të fitojmë, kështu që po e lëmë këtë gjë anash”, përfundoi kapiteni i Maqedonisë.

Ngjarja paraprake

GRUBI: Bashkimi Evropian do të investon 9 miliard euro në Evropën Juglindore

Ngjarja e ardhëshme

A po e pret Kosovën një valë e re e pandemisë? Flet Lul Raka

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian