Pandemia rrit papunësinë – Ndikimi i kufizimeve mbi bizneset dhe jetës publike

Vetëm 43.3 për qind paguajnë sigurime shoqërore, ndërsa pjesa tjetër dhe pjesa tjetër prej 56.7% është në të zezë. Foto:Flickr

Organizata e Kombeve të Bashkuara për punësimin, ILO, botoi raportin e saj të shtatë për krizën e coronavirusit që nga marsi i vitit të kaluar.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të fundit në rang botëror u mbyllën katër herë më shumë pozicione punësimi sesa gjatë krizës financiare globale të vitit 2009.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, kufizimet mbi bizneset dhe jetën publike shkatërruan 8.8% të gjithë orëve të punësimit në të gjithë botën. Kjo gjë është ekuivalente me 255 milionë vende pune me kohë të plotë.

Drejtori i përgjithshëm i ILO-së, Guy Rider, u shpreh që ‘kjo ka qenë kriza më e ashpër për punësimin që nga kriza ekonomike e vitit 1930’. Si pasojë e gjithë kësaj, kemi pasur humbje masive në tregun global të punës në shifra 3.7 trilionë dollarë, e cila përbën 4.4% e të gjithë Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në nivel botëror.

Të dhënat e ILO-së tregojnë se gratë dhe të rinjtë janë më të prekurit, ndërkohë që sektorët më të goditur janë sektori i akomodimit, shërbimeve të ushqimit, shitjet dhe prodhimet industriale.

Në raportin e ILO-së veçanërisht shqetësues është fakti që 71% e punëve apo 81 milionë vende pune janë humbur si pasojë e mosaktivitetit.

Por, ka edhe një lajm të mirë. Sipas drejtorit të përgjithshëm të ILO, ka shenja të një rikuperimi të mundshëm.

“Sidoqoftë, gjithë skenarët tregojnë që humbja e orëve të punës do të vazhdojë, në fjalë të tjera humbjet financiare dhe sociale për miliona njerëz do të vazhdojnë përgjatë vitit 2021 dhe përtej këtij viti”, – tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së./Burimi:EuroNews

Ngjarja paraprake

Publikohet foto: Atdheu në krah të Anës

Ngjarja e ardhëshme

Disa rajone italiane zbusin kufizimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian