Pandemia rrit fitimet e Samsung

Samsung tha ditën e Premte se fitimet e kompanisë për tremujorin e katërt të 2020 u rritën me 26% krahasuar me një vit më parë në 8.22 miliardë dollarë.

Shifrat e dhëna nga Samsung janë në një linjë me parashikimet e analistëve. Aksionet e kompanisë ju përgjigjen menjëherë lajmeve të mira duke u rritur me 7.12% ditën e Premte.

Të ardhurat sipas përllogaritjeve të Samsung ishin 55 miliardë dollarë ndërsa rezultat e plota financiare kompania do ti publikojë në fund të këtij muaji.

Në tre muajt e kaluar, Korrik-Shtator, Samsung raportoi fitim 59% më shumë sesa një vit më parë, pjesërisht edhe nga kërkesa në rritje për smartfonë dhe pajisje elektronike.

Por Samsung kishte paralajmëruar rritje më të vogël gjatë Dhjetorit për shkak të rënies së kërkesës për çipe dhe rritjes së konkurrencës tek smartfonët.

Debutimi i iPhone 12 bëri që modelet e reja të Apple të bëheshin më të shiturit dhe parakaluar Galaxy Note 20 Ultra. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Rovena Daja: Nëse këto dy javë ulet numri i infektimeve, do hapim universitetet

Ngjarja e ardhëshme

Malisheva aktivizon të gjitha kapacitetet e komunës për menaxhimin e situatës nga reshjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian