Pandemia në Afrikë/ Rreth 47.5 mijë të vdekur e 1.9 milionë të infektuar

Numri i të infektuarve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 987 mijë.

Gjithsej 1.987.732 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 12.468 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 47.438, me një rritje prej 275 në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.241 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.453 dhe Maroku me 4.779.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 751.024 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 293.177 raste dhe Egjipti me 110.767. Deri më tani, 1.668.055 persona të infektuar janë shëruar.

Ngjarja paraprake

Si t’i thoni dikujt që s’jeni të interesuar, pa e ofenduar apo injoruar atë

Ngjarja e ardhëshme

Më pak se 20 për qind e bizneseve në Shqipëri kërkuan ristrukturimin e kredive bankare

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian