Pandemia dhe kamuflimi pas pandemisë COVID 19

Sot në Kosovë pushtetarët, apo më mirë me thënë bandat e interesit, po vërshojnë të pa penguar rrugës së trazuar tash e 20 vite tani të kamufluar pas pandemisë kovid 19,

Së pari, ju vërsulën qeverisë së zgjedhur nga vota e popullit, me tër urrejtjen patologjike që kishin, me qëllim të krijojnë opinjon të keq në publik, çdo ditë nëpër mjete të shkruara dhe elektronike, dilnin dhe akuzonin pa asnji fakt, por vetëm me shpifje ma të ulëta vetëm, e vetëm që ta përgaditin popullin se këta janë shpëtimtarët e vetëm, dhe e rrëzuan në mes të pandemisë kur ishin ka e menagjonin në mënyrë të shkëlqyshme kovid 19 , qeverinë legjitime dhe e vendosën një qeveri jo legjitime, duke i kthyer kolltuqet e qeverisë të rezervuara enkas për ish pronarët, dhe duke vazhduar me avazin e vjetër, aty ku e kishin lën së fundi.

Këtë shkrim më ka nxitë të shkruaj vdekja e pa pritur e vllaut tim, Hesat Ademit prokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ma mirë me thënë: Vrasjes nga kjo qeveri jo legjitime e pa aft dhe që është ka e qon Kosovën drejt katastrofës. Nuk është rast i vetëm, rasti i vllaut tonë por shumë qytetarë të Kosovës janë ka vriten nga kjo qeveri, duke keq menagjuar situatën me kovid 19.

Siq jeni në dijeni të nderuar qytetarë edhe ju, se nga kjo qeveri e pa aft dhe neglizhente ndaj situatës që po kalojmë, edhe nuk është pritë ma shumë, sepse nuk janë të zgjedhur nga populli, por nga prijësit e bandave kriminale që i zbatojnë urdhërat e tyre…

Këtu kisha me apelue te inteligjenca Kosovare që ta ngrisin zërin e arsyes, dhe ti dërgojnë mesashe të gjithëve pushtetarëve dhe pasardhësve të tyre, se Kosova është e të gjithëve, dhe jo vetëm e disa grupeve, apo bandave që po mendojnë se është pronë private e tyre, dhe bëjnë çka të dojnë me te, por kam edhe një thirrje nga të gjithë patriotët e vërtetë, pa marr parasysh ngjyrimet politike të bëhen bashkë dhe ti dalin t’keqes përpara, dhe ta vendosim shtetin e së drejtës, ta mbrojmë Kosovën sa s’është bër vonë.

Vetëm disa fakte, nga rasti konkret i të ndjerit vëllaut tonë, Hesat Ademit, në spitalin e Gjilanit, sipar informatave që kemi; është neglizhuar tej mase, sa që nuk ju është ofruar tretman adekuat …

Ta marrim si shembull konkret: Oksigjeno terapinë e merrnin dy pacientë me një maskë. Meç, ai ishte në gjendje shumë të rënduar, sa që vlerat e sheqerit i rriteshin dhe i shkonin në 37. Ai na thonte vetë familarëve se s’po ju shof me sy fare, por vetëm me zëra po ju identifikoj.Megjithate mjekët thonin se ka gjendje stabile.

Përgjegjësia këtu bie mbi stafin shëndetsorë të Gjilanit, që nuk e kanë kryer detyrën e mjekut siq duhet, këtu e kam parasysh se kur nuk kanë mundësi me ndihmue një pacient si rasti i Hesatit u deshtë që ta dërgojnë në infektiv në Prishtinë, por jo që se kanë dërgue fare, por me insistimin e familarëve që të dërgohet në ndonjë institutcion privat shëndetsorë me shpenzime tona, ku do të trajtohej në mënyrë më adekuate. Ndërsa, ata na thonin se s’ka nevojë se e ka gjendjen stabile, se këtë terapi e merr ku do që shkonë.

Prandaj, ne themi, se ata nuk mund t’i ikin asesi përgjegjësisë, dhe as Prokuroria e Gjilanit, ku deri në atë kohë ishte prokuror edhe vëllau ynë Hesati, sepse nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për zbardhjen e rastit, por përkundrazi kanë heshtur…

Gjithashtu, edhe një paradoks pasi vëllau ishte në këtë gjendje të rëndë shëndetsore kemi kontaktuar me spitalin privat Amerikan, që ta dërgojmë për shërim, ata kanë refuzuar pranimin e tij. Në shtetet, ku ka shtet e ligj, sot ky spital do të mbyllej, sepse ai nuk qenka spital pasi nuk i pranon të sëmurët, shtroj pytjen konkrete: Me çfar veprimtarie merret nëse jo me të smurët, atëher le ta largon emrin spital le t’ia vejnë shërbime prostitucioni?!…

Pas insistimit përmanent nga familjarët, në momentet kur po shifet se ishte tepër vonë pranun që ta dërgojmë në institucion shëndetsorë privat në Shkup, pasi ata shprehën gadishmërinë që ta pranojnë, unë dhe familja ime, jemi shumë mirënjohëse për këtë gjest të tyre human njerëzorë dhe profesional.
Në fund fare, me të arritur në Kliniken e Shkupit mjekët kanë thënë, se pas analizave që janë bërë sheqeri ju ka ngritë në 41. Poashtu kanë thënë, se ka helmim të gjakut, dhe ka qenë pa ndjenja…

Po të ishte qeveri legjitime ku zbatohet ligji i së drejtës, do të kërkoja përgjegjësi prej spitalit të Gjilanit, Prokurorisë së Gjilanit, si dhe të ashtuqujturit Spitalit Amerikan. Por, dihet se si është tani gjendja faktike, jam krejtësisht i pa shpresë.., Mirëpor, herë do kurë, do të kemi zgjedhje demokratike dhe do kemi Qeveri legjitime, ku pa tjetër, do të inicojmë padi për këtë rast dhe do kërkojmë drejtësi…

Ngjarja paraprake

Mbi 15 mijë pacientë të shëruar nga Kovid-19 prej fillimit të pandemisë

Ngjarja e ardhëshme

Aksion për dhurim të gjakut në Xhepçishtë të Tetovës

të fundit nga