Pandemi ose jo, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi as që e mendojnë të heqin dorë nga jeta e natës

Maska, dezinfektantë me vete, distancim social, karantinë etj, duket sikur jeta jonë ka ndryshuar aq shumë këtë vitin e fundit, aq sa po t’ju pyesnim se cilat janë gjërat që mbani mend nga 2020 dhe ky fillim i 2021-shit, do të listonit pikërisht ato që kemi përmendur më lart. Tashmë na duhet të jetojmë me rregulla të reja, por kjo s’do të thotë të mos bëjmë më gjërat që na pëlqejnë.

Për shembull, kush tha të hiqni dorë nga jeta e natës në kohë pandemie?

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi jo vetëm që nuk e çojnë në mend diçka të tillë, por edhe e shijojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një postim në Instagram, të dy po shijojnë aperitivin dhe birrën e preferuar në sheshin “Skënderbej”.

Image

“Me dashurinë për jetë nate”, ka shkruar Bieta duke treguar se darkën e të shtunës që një vit më parë do e shijonin në ndonjë restorant me muzikë, tashmë e shijojnë ndryshe dhe parë nga buzëqeshjet në fytyrat e të dyve, besojmë se asgjë nuk ka ndryshuar për ta.

Ngjarja paraprake

Mianmar, në protestat kundër grusht shtetit humbin jetën 7 persona

Ngjarja e ardhëshme

Shkoi SHPËNI, erdhi PRËNI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian