Kompania shumëkombëshe elektronike, Panasonic Corporation njoftoi vendimin e saj për të ndërprerë prodhimin e moduleve fotovoltaike (PV) në fabrikat e saj në Malajzi dhe prefekturën Shimane të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës, vendimi do të rezultojë në tërheqjen e ndërmarrjes nga prodhimi të moduleve fotovoltaike, duke përfunduar reformën strukturore të biznesit të saj fotovoltaik në vitin fiskal 2022, e cila vazhdon deri në mars të vitit 2022.
Panasonic do të ndërpresë punën e prodhimit të çipave, celulave dhe moduleve fotovoltaike në fabrikën e saj në Malajzi në vitin fiskal 2022.
Kompania njoftoi se shitjet e moduleve fotovoltaike brenda dhe jashtë Japonisë do të vazhdojnë.
“Panasonic do të vazhdojë shitjet e moduleve fotovoltaike nën markën Panasonic në Japoni duke nënkontraktuar prodhimin me partnerët e saj të prodhimit”, thuhet në deklaratë.
Për tregun global jashtë Japonisë, kompania do të vazhdojë të shesë module fotovoltaike të burimeve të jashtme siç ka bërë në Amerikën e Veriut.
Deklarata potencon se Panasonic do të mbështeste punonjësit e ndikuar përmes pagesës së primit dhe ndihmës së largimit nga puna.