Pampuri takim në Malvilëz: Banorë të lënë në mëshirë të fatit, pa rrugë pa investime…

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka zhvilluar një takim me mbështes të PD në fshatin Malvilëz.

Ajo në një potim në facebook ka renditur problemet e shumta me të cilat përballej kjo zonë.

“Energjia elektrike, vinte me një tension të ulet, që rrezikonte shpesh ti digjte paisjet elektrike, prodhimet u shkonin dëm banorve se nuk mund t’i shisnin, pasi rruga i pamundësonte shpesh të zbrisnin në qytet”, shkruan ajo.

Ja postimi i plotë:

Takimi me banorët e fshatit Malvilëz, ishte i veçantë.

Bora ende nuk kishte shkrirë, e dukej sikur ishte ende dimër. Perveç bukurisë që i kishte falur natyra atij vendi, e banorë aq punetorë gjithashtu, shteti në këto 8 vite, kishte harruar që egzistonin. Ata nuk deshën asgjë veç rrugës, që ishte një tmerr i vërtetë, dëmshperblimet e tërmetit, që siç referonin ishin shpërndarë në menyrë selektive, siç kishin bërë edhe me rindertimin e shtëpive pas tërmetit. Energjia elektrike, vinte me një tension të ulet, që rrezikonte shpesh ti digjte paisjet elektrike, prodhimet i shkonin dëm e nuk mund t’i shisnin, pasi rruga i pamundësonte shpesh të zbrisnin në qytet. Transporti për fëmijet në shkollë ishte i pamundur për shkak të rrugës. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm, ajo ç’ka ata kërkonin ishte ndryshimi, shpresa për një jetë më të mirë.

Me 25 Prill #ShqipëriaFiton.

Ngjarja paraprake

Nuk pendohem që jam i mirë me njerëzit e këqij. Gjithkush ofron atë që ka në zemër

Ngjarja e ardhëshme

Mediat në Suedi shkruajnë për Kombëtaren e Kosovës, përmendin përjashtimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian