pamjet policia izraelite qellon per vdekje palestinezin 13 vjec qe ndezi fishekzjarre 65f1c3de47cfa

Pamjet/ Policia izraelite qëllon për vdekje palestinezin 13-vjeç që ndezi fishekzjarrë

March 13, 2024
1 minut lexim

Një palestinez 13-vjeç që akuzohej se ka shtënë fishekzjarrë në drejtim të forcave izraelite, është qëlluar dhe vrarë nga policia izraelite në lindje të Jerusalemit gjatë të martës mbrëma, në natën e dytë të Ramazanit ku dhuna nuk ka të ndalur në këtë rajon.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa identifikoi adoleshentin si Rami Hamdan Al-Halhouli, banor i kampit të refugjatëve Shuafat në Jerusalem, i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe në spital u konstatua vdekja e tij.

Sipas policisë izraelite, “dhuna” kishte shpërthyer në Shuafat gjatë të martës mbrëma, ku protestues të shumtë hodhën koktej molotovi dhe ndezën fishekzjarrë që i hodhën në “drejtim të forcave izraelite”.

Policia izraelite njoftoi se ka dërguar forca shtesë të policisë kufitare, pas përplasjeve të mëparshme dhe rritjes së tensioneve gjatë Ramazanit.

Gjatë të martës, policia njoftoi se një pjesëtar i policisë kufitare shtiu në drejtim të “dyshuarit që rrezikoi forcat mbrojtëse – duke shtënë me fishekzjarr në drejtim të tyre”.

Policia gjithashtu njoftoi se i dyshuari ishte kapur, arrestuar dhe më vonë ishte dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë më vonë ishte shpallur i vdekur.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kolli i keq ksi neser do te diskutoje dilemat per vaksinimin 65f1c14b0ca0c
Story i mëparshëm

Kolli i keq/ KSI nesër do të diskutojë dilemat për vaksinimin

nena i nderroi jete mes loteve vajza akuzon mjeket per mostrajtim te duhur 65f1c3e24fe1c
Story i radhës

Nëna i ndërroi jetë, mes lotëve vajza akuzon mjekët për mostrajtim të duhur

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë