Pamje të rënda/ I gjakosur me gjymtyrë të këputur, çastet e para pas shpërthimit të tritolit, ku vdiq 27-vjeçari

TCH ka siguruar pamjet e para ekskluzive pas shpërthimit të tritolit në makinën tip ‘Volkswagen’, ku humbi jetën Aleksandër Sadikaj.

Në pamje shihet teksa i riu ndihmohet nga kalimtarë të rastit, ndërsa është I gjakosur e me gjymtyrë të këputur si pasojë e shpërthimit të fortë.

Disa persona i afrohen të riut, për ta ndihmuar, ndërsa e kanë transportuar atë me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku mbërriti pa shenja jete.

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë.

Shiko videon KËTU.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leclerc “mbret” i Pole Position

Story i radhës

​Shënohet 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla

Të fundit nga