Pamje: Piloti ukrainas fluturon mbi pemë që të mos e “kapë” raketa, ja momenti…

Kur kanë kaluar shumë se katër muaj luftë që kur Rusia nisi pushtimin, Ukraina ka humbur një të pestën e territorit të saj. Mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Po ashtu, shumë qytete janë shndërruar në gërmadha nga sulmet e vazhdueshme me raketa.

E sipas autoriteteve ukrainase, për çdo ditë, Ukraina humb 100-200 ushtarë. Por një video që është shfaqur në mediat sociale, tregon pamjet sesi piloti ukrainas fluturon shumë ulët, gati mbi pemë për të shmangur rrëzimin.

Për shkak të kërcënimit, pilotët shpesh fluturojnë ulët dhe shpejt për të shmangur kërcënimin e paraqitur nga sistemet raketore.

 

Sipas BBC-së, qielli i Ukrainës mbulohet nga sistemet e raketave tokë-ajër, duke filluar nga MANPAD-të “Stinger” deri te SAM-et e avancuara S-300 dhe S-400 me rreze të gjatë veprimi./Bota sot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Austria në epërsi ndaj Francës

Story i radhës

Meta anulon planet për një orë inteligjente

Të fundit nga