Pamje nga operacioni për fikjen e zjarrit në Sazan, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video nga operacioni për fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit me ndërhyrje nga ajri.

Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se situata e zjarreve në këtë periudhë është e vështire për t’u kontrolluar edhe në vende të tjera si Greqia, Turqia edhe Spanja të cilat po ashtu po luftojnë me zjarret.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, ka shkruar Rama.

Kryeministri ka postuar gjithashtu edhe reagimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi për situatën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon protesta e veteranëve, edhe Konjufca mbyll seancën: Nuk po shoh kushte që të zhvillohet

Story i radhës

Qeveria bën trotuaret, Marianne Graf malet

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish