pamje nga burgu ilir meta ecen ne ambientet e ajrosjes 678ed556169a2

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

January 21, 2025
1 minut lexim

Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun “313” në Tiranë.

Gazetari Bledi Mane ka siguruar një video ku shihet ish-presidenti duke bërë ecje në ambientet e ajrosjes së burgut, në oborrin e brendshëm.

Meta, i njohur për pasionin e tij për natyrën dhe ngjitjet malore, duket se po mundohet të ruajë regjimin e tij stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

Arrestimi i tij u krye në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK, ku ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto akuza kanë shkaktuar një valë debatesh dhe reagimesh në arenën politike shqiptare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

levizja besa ka njoftuar themelimin e nendeges ne bacisht te kercoves 678ed069a3d83
Story i mëparshëm

Lëvizja Besa ka njoftuar themelimin e nëndegës në Baçisht të Kërçovës

pas 25 vitesh bekim jashari per mbylljen e zyres paralele te serbise ne skenderaj 678edeb99a939
Story i radhës

Pas 25 vitesh: Bekim Jashari për mbylljen e zyrës paralele të Serbisë në Skenderaj

Të fundit nga

ShkoLartë