Pamje/ Luftë në rrugët e qytetit, çfarë po ndodh në Turqi?

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Votojnë të burgosurit dhe personat e sëmurë e të pafuqishëm, procesi zhvillohet pa pengesa

Ngjarja e ardhëshme

Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 39 vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian