Pamje dramatike nga momenti kur kryetari i Melitopolit rrëmbehet nga rusët, ushtarët i kishin vendosur qese në kokë

Gjatë të premtes, është rrëmbyer kryetari i komunës së Melitopolit nga forcat ruse.

Siç bëhet e ditur, ky rrëmbim ka ndodhur pasi Ivan Fedorov ka refuzuar që të bashkëpunojë me armikun, transmeton “Bota sot”.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku e ka konfirmuar rrëmbimin e kryetarit të komunës së Melitopolit.

Zelensky e ka quajtur rrëmbimin një “krim kundër demokracisë” dhe e ka cilësuar këtë veprim të Rusisë si “terrorizëm”.

“Rrëmbimi i kryetarit të Melitopolit është një krim. Është një krim kundër vetë demokracisë… Veprat e pushtuesve rusë do të konsiderohen si ato të terroristëve të Shtetit Islamik”, ka thënë Zelensky.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga ana e rusëve, shkruan Mirror.

Ndërkaq, në videon e publikuar shihen momenti kur disa ushtarë të Rusisë e nxjerrin Fedorov nga një ndërtesë.

Këto pamje të cilat janë publikuar nga mediat në Ukrainë, besohet se janë xhiruar në sheshin e qytetit i cili quhet “Victory”( apo në gjuhe shqipe “Sheshi i Fitores”).

Lidhur me rrëmbimin kanë reaguar edhe deputetët e Parlamentit të Ukrainës, ku kanë thënë se Fedorov është rrëmbyer nga dhjetë ushtarë rus.

Po ashtu, kanë thënë se gjatë rrëmbimit të Fedorov rusët i kanë vendosur një qese në kokë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina – Ulpiana, Ballkani – Feronikeli, rezultatet e pjesës së parë

Story i radhës

Ukraina ‘zhgënjen’ sërish Kosovën: Respektojmë integritetin territorial të Serbisë

Të fundit nga