Pamje apokaliptike nga stuhia e fuqishme në Britani, burri shpëton gruan nga mbytja

Pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar është përfshirë nga stuhia Alex, e cila ka sjellë reshje të dendura shiu.

Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike shihet si një grua u shpëtua nga bashkëshorti i saj, pasi kishte mbetur e bllokuar në ujërat e thella të krijuara nga shiu në Essex.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm linjat e trenave në Essex janë bllokuar nga stuhia Alex. Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë përmbytje dhe ndërprerje të transportit, me më shumë se 20 alarme përmbytjesh në vend.

Ndërkohë parashikimi i motit ka paralajmëruar shi të rrëmbyeshëm në Wells, në Anglinë jugperëndimore si dhe Skocinë lindore.

“Moti i keq do të prekë vendin deri të dielën, në disa zona do të ndërpritet transporti për të mos rrezikuar sigurinë e qytetarëve”, njoftoi zyra meteorologjike.

Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Semanit

Ngjarja e ardhëshme

Dridhet presidenca e Bartomeut

të fundit nga