Paloka zbërthen marrëveshjen me Kryemadhin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për arritjen e koalicionit të Lulzim Bashës me disa parti opozitare.

Ish-deputeti tha se ata kanë arritur të rregullojnë marrëdhënien me kryetarët e partive, të cilët do të jenë në listën e PD.

“Qëllimi i parë i këtij bashkimi është që si parti dhe si qytetarë, ne të mundemi të garantojmë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Marrëveshja që ne kemi realizuar rregullojnë marrëdhënien me kryetarët e partive, por me një qëllim, maksimalizimin e votës së opozitës. Duhet të kemi parasysh qëllimin e këtij bashkimi. Shpresoj që ky koalicion të përfaqësojë 80% të shqiptarëve që duan ndryshimin. Kryetarët e këtyre partive do të jenë në listën e PD-së”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Partia Demokratike dhe LSI nuk dolën me një listë të përbashkët dhe për këtë është pyetur edhe Paloka.

Demokrati tregoi se qëllimi i tyre është maksimalizimi i votës së opozitës dhe pretendon se marrëveshja për këtë çështje është arritur.

“Ne kemi diskutuar dhe e kemi thënë që qëllimi mbetet e njëjti, maksimalizimi i votave. E kemi gjykuar dhe na rezulton se PD me koalicion dhe LSI në krahun tjetër do të jemi dy forca që do të maksimalizojmë votat. Hileja që bëri Rama me koalicionet do t’i kthehet kundër.

Me FRD kemi bërë bisedime dhe jemi ende pa një marrëveshje, por jemi afër saj. Bisedimet për t’i “shkrirë” të gjitha partitë me PD-në janë bërë por ngelet në dorën e këtyre partive pas 25 prillit”, deklaroi Paloka.

Ngjarja paraprake

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Ngjarja e ardhëshme

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian