pal lekaj i reagon kurtit hahahaha ku je o albin patrioti 65f1ab078d5d4

Pal Lekaj i reagon Kurtit: Hahahaha, ku je o Albin patrioti

March 13, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me pranimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit.

Në një postim në Facebook madje e quan “patriot” kreun e Qeverisë.

“HAHAHAHAHA, Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

Kurti tha se Kosovës i është bërë e qartë që të zgjedhin mes dy opsioneve, të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës këtë vit, apo të hiqet dorë nga çështja e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

MARKETING

RENT A CAR

termet ne kosove epiqendra 8 kilometra ne veri te pejes 65f1a7c20eb92
Story i mëparshëm

Tërmet në Kosovë, epiqendra 8 kilometra në veri të Pejës

vlen dyshojme se bdi ja do te shkaktoje krize politike 65f1ac31cb4a4
Story i radhës

VLEN: Dyshojmë se BDI-ja do të shkaktojë krizë politike!

Të fundit nga

ShkoLartë