Pakujdesia jonë, shpërfillja e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe të MSH-së janë për keqardhje

Ne, sikur qëllimisht po e keqësojmë gjendjen duke injoruar prezencën COVID-19, duke mos i përdorur maskat dhe distancën, duke mos i dezinfektuar duart ose duke i mbajtur maskat nën mjekër apo në bërryl.
Jemi ne fajtorët që gjendja po eskalon, dhe jemi ne të njëjtit që po ia drejtojmë gishtin institucioneve të cilat po marrin masa në mbrojtje të shëndetit tonë.

Kështu, në këto rrethana, siç kemi “çu krye”, nuk do të mbetet asnjë shtrat i lirë në spitalet tona, dhe një ditë do t’i sëmurim edhe mjekët, ose do të sëmurën ata duke u përkujdesur për ne, për neve të pamarrurit vesh.
As mjekët dhe as institucionet nuk kanë faj, që ne dalim pa pikë të nevojës dhe takohemi me të tjerë , kollitemi dhe pështyjmë vend e pa vend, hyjmë në restorane pa dorëza e maska, njëjtë bëjmë edhe kur shkojmë në institucione për ta marrë ndonjë dokument. Edhe në markete hyjmë pa maska e dorëza, sepse e dimë që pronarët fatkeqësisht nuk kanë llogari të na ndalojnë hyrjen. E dimë që, as brenda dhe as te dera nuk takojmë inspektorët e as policët, se sikur ta dinim që na pret dënimi, nuk bëjmë ose nuk përsërisim veprimin.

Fatkeqësisht, e njëjta gjendje është edhe nëpër institucione. Nuk dezinfektohen objektet dhe zyrat as në fund të javës se lëre më në fund të ditës.Pakujdesia në institucione është e jashtëzakonshme. Zyrtarët nuk përdorin as maskë dhe as mbajnë distancë. Kjo, është pashmangshëm rrezik i shëndetit të tjetrit, madje edhe bartje e virusit dhe shkaktim i rrezikut në masë të gjërë.Fatkeqësisht, zyrtarët që nuk vendosin maskë tallen me ata që mbajnë maskën dhe dezinfektojnë duart sa herë prekin dorëza dyersh ose ndonjë gjë tjetër.Edhe stigmatizimi me të dyshuarit apo të prekurit me COVID-19 duhet dënuar, sikurse duhet të dënohen edhe të prekurit nëse nuk e respetojnë masën e izolimit.Inspektorët nuk kanë guximin të shqiptojnë dënime ndaj shkelësve brenda institucioneve, madje, fatkeqësisht, edhe inspektorët mund t’i shihni duke i shkelur rregullat për të cilat ata janë ngarkuar t’i kontrollojnë nëse zbatohen apo jo.
Fatmirësisht, është tjetër gjendje në QKMF dhe në spitale, sepse mjekët dhe personeli ndihmës i dinë mirë pasojat nga COVID-19, prandaj aq sa mundën dhe bëjnë. Tjetër është që nuk kanë pajisje aq moderne sikur ato në shtete tjera më të zhvilluara.

Është kulmi i poshtërsisë që të dalësh në kafe, në punë, apo të vizitosh të afërm, nëse e di që je i prekur nga virusi apo je person kontakti me ndokënd që është i sëmurë.Askush nuk mëriton të pësojë nga pakujdesia e tjetrit.

E di që disa nga njerëzit që e kanë injoruar virusin dhe nuk i kanë zbatuar masat mbrojtëse, kur janë prekur nga ky virus, kanë treguar për përjetime të tmerrshme dhe të njëjtit kanë bërë thirrje dhe madje edhe i kanë lutur njerëzit që të kenë shumë kujdes.

Po ashtu, e di që disa nga njerëzit që e kanë injoruar virusin, nuk i kanë zbatuar masat mbrojtëse, i kanë sharë institucionet dhe i kanë përbuzur mjekët, kur janë prekur nga ky virus, kanë treguar për përjetime të tmerrshme, dhimbje të padurueshme, por, kanë ndryshuar bindjet e tyre për mjekët, gjithashtu edhe për virusin, sepse , mjekët pikërisht, ishin të vetmit që u përkujdesën me përkushtim e profesionalizëm duke ua shpëtuar jetën.Janë po këta, që sapo dolën nga spitalet, thurën lavde për mjekët, dhe personelin tjetër spitalorë, ngase jeta e tyre u mbështetë vetëm në duart e tyre.

Shpresoj, që e nesërmja do të jetë më lehtë për secilin prej nesh, por me këtë mendje që e kemi tash, duket që shpresa është vetëm një dëshirë e bukur…

Ngjarja paraprake

Teoria e Alfred Cakos: Ja pse vaksina anti-covid doli pas zgjedhjeve në Amerikë!

Ngjarja e ardhëshme

Tetovë dhe Gostivar, spitale të stërmbushura me pacientë të prekur nga CoVid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian