Pako e re për shpëtim të ekonomisë! 31 milion euro kredi për 2000 ndërmarrje vendase

Kredi pa interes për rreth 2000 ndërmarrje vendase. Me 31 milion euro Qeveria me ndihmë të BE do t’i ndihmojë ndërmarrjeve të vogla, tregtarët dhe zejtarët që më lehtë ta tejkalojnë kovid krizën. 30 milion euro vijnë si ndihmë nga BE përmes IPA programit, ndërsa një milion nga arka vendase.

“Në linjë e tretë kreditore me kërkesë të odave të zejtarëve, për herë të parë është zgjeruar targeti i linjës kreditore dhe u është dhënë shans edhe zejtarëve që kanë rënie të të ardhurave më së paku prej 20%, që të mund të parashtrojnë kërkesë për kredi me 0% shkallë të interesit”, theksoi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Drejtori i Bankës zhvillimore, Kire Naumov, tha se data fillestare për dorëzimin e kërkesave për kredi do të jetë 16 dhjetori. Ndërsa thirrja do të jetë aktive deri më 30 dhjetor. Kreditë, siç tha Naumov, do të jepen sipas parimit “I pari i ardhur, i pari shërbehet”.

“Shuma minimale për të cilën mund të parashtrojë kërkesë cilido subjekt është 3 mijë euro, ndërsa shuma maksimale është 5 mijë euro për tregtarë individual dhe zejtarë si dhe shuma maksimale për ndërmarrjet mikro dhe të vogla është 15 mijë euro2, u shpreh Kire Naumov – Drejtor i Bankës Zhvillimore.

Kreditë do të jenë pa interes me 3 vjet afat për pagesë dhe grejs periudhë prej 6 muajve. Euro ambasadori Dejvid Gir, tha se 30 milion eurot e ndara për këtë linjë kreditore pa interes, që është më e madhja deri më tani, janë provë se BE është ndihmuesi më i madh i Maqedonisë së Veriut./Tv21

Ngjarja paraprake

Trajneri i Spanjës nuk flet fare për Kosovën

Ngjarja e ardhëshme

Fauci paralajmëron se festa e Krishtlindjes është 'sfida më e madhe' sesa Dita e Falënderimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian