Në një sulm vetëvrasës ndaj automjetit të policisë në provincën pakistaneze Balochistan, 9 policë u vranë dhe 11 u plagosën, transmeton Anadolu.
Gazeta lokale “Dawn” raportoi për aktin e sulmit vetëvrasës ndaj një automjeti të policisë në urën në Bolan.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Në muajt e fundit, numri i sulmeve terroriste është rritur në Pakistan, veçanërisht në provincat Khyber Pakhtunkhwa dhe Balochistan.
Islamabadi pretendon se këto sulme janë planifikuar dhe drejtuar nga talebanët pakistanezë me bazë në Afganistan (TTP). Afganistani i mohon këto akuza.
Gjatë një sulmi vetëvrasës në një xhami në Peshawar të Pakistan gjatë namazit të drekës më 30 janar, u vranë 102 persona, shumica prej të cilëve efektivë policie.