Pakistan, shkon në mbi 300 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Pakistanit ka raportuar 467 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin në 315.727, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 300.616 pasi 780 pacientë të tjerë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 6 pacientë duke rritur numrin e viktimave në 6.523.

Shkalla e infeksionit në Pakistan ka rënë ndjeshëm javët e fundit, krahasuar me mesataren prej 5.000 rastesh ditore në maj dhe qershor.

Numri më i lartë i rasteve njëditore ishte gati 7.000 i regjistruar në gusht.

Qeveria aktualisht ndjek një strategji “mini bllokim inteligjent”. Në vend që të mbyllin rrugë të tëra ose qendra tregtare, do të mbyllen vetëm shtëpitë ose vendet e punës ku raportohen infeksionet.

Vendi ka kryer më shumë se 3.7 milionë teste.



. .

Ngjarja paraprake

Komuna e Prishtinës dënon me 200 euro kompaninë që prishi gypin e ujit

Ngjarja e ardhëshme

Nesër pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të Kisella Vodës, Ilindenit, Butelit Çairit dhe Studeniçanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian