Pakistan, njësi policore me ‘rollera’ për ta luftuar krimin

Autoritetet pakistaneze e kanë krijuar një njësi të posaçme policore për të frenuar krimin në qytetin jugor Karachi.

Qyteti në fjalë është i mbipopulluar dhe ka zona ku automjetet konvencionale të policisë nuk mund të depërtojnë për shkak të rrugëve të ngushta, shkruan Associated Press.

Andaj, autoritetet pakistaneze kanë ndjekur gjurmët e njësive të ngjashme në Evropë dhe kanë vendosur që ta krijojnë njësitin e veçantë policor me rollera.

Pas një muaji trajnimesh, skuadra e re do të vendoset pranë rrugëve të ngushta të qytetit, vendkalimeve, kryqëzimeve të ngarkuara dhe nëpër qendra tregtare për ta luftuar krimin.

Ngjarja paraprake

Anxhela Peristeri paralajmëron klipin e këngës “Karma”, me të cilën përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”

Ngjarja e ardhëshme

Publikuan përgjimet e Ndrangheta, Erion Veliaj kërkon mbylljen e televizionit të njohur!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian