Pakistan, 11 të vdekur në një sulm ndaj minatorëve

Persona të armatosur kanë rrëmbyer punëtorë në minierën e qymyrit në provincën Balochistan të Pakistanit, duke vrarë 11 persona dhe plagosur katër të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë thanë se punëtorët nga miniera në qytezën Machh u rrëmbyen në një mal në afërsi nga persona të armatosur.

Ata theksuan se 11 persona humbën jetën dhe katër u plagosën si rezultat i hapjes zjarr ndaj minatorëve të rrëmbyer nga personat e armatosur.

Ende nuk janë dhënë detaje mbi motivet dhe autorët e sulmit.

Autoritetet kanë nisur hetim të gjerë në lidhje me incidentin.



. .

Ngjarja paraprake

Miley Cyrus godet sërish!

Ngjarja e ardhëshme

​759 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian