Pak para ndeshjes Zvicër – Kosovë, mediumi i madh zviceran shkruan për “hallakamën” në FFK dhe problemet me ligj të Agim Ademit

Gazeta prestigjioze zvicerane “Blick” i ka kushtuar një artikull të veçantë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pak para ndeshjes së Kosovës dhe Zvicrës.

Në këtë artikull, gazeta në fjalë ka shkruar për problemet e mëdha që po ndodhin në FFK dhe problemet e Ademit me ligjet e Kosovës.

“Blick” storien për Ademin e kanë emëruar ““Vorbull para provës kundër Zvicrës”.

Mediumi zviceran ka pasqyruar dhe raportuar atë që ka ndodhur pak ditë më parë – kur Ademi u shoqërua në Polici, pas konfliktit me Artan Govorin, punëtorin e FFK’së.

“Para dy javësh, mediat në Kosovë raportuan: “Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi. 59-vjeçari duhet të paraqitet në polici dhe dërgohet në mbajtje. Akuza: Mësohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të Federatës. Një ditë më vonë ai u lirua përsëri, mohoi akuzat në mediat sociale dhe foli për një ndryshim në reputacion. Zgjedhjet e reja priten në fillim të prillit. Përveç Ademit, i cili është në krye që nga viti 2018, kandidon edhe Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit Fadil Vokrri. Kërkesa e parë e Vokrrit për kandidim u tha se ishte refuzuar pa arsye të votave të pavlefshme. A kishte dorë Ademi në këtë? Sido që të jetë, biznesmeni vite më parë u fut në telashe me ligjin kur dyshohet se kërcënoi një tjetër biznesmen. Pasoja atëherë? Jo”, shkruan fillimisht “Blick”.

Më pas, mediumi citon deklaratën e kryetarit të FFK-së para ndeshjes me Zvicrën.

“Lufta për pushtet në çdo cep dhe goditje. Ne i detyrohemi shumë Zvicrës, jo vetëm në aspektin sportiv. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që loja testuese funksionoi”, citon media zvicerane Ademin.

Zvicra është nikoqire e Kosovës në qytetin e Cyrihut për ta zhvilluar ndeshjen miqësore, me fillim të orës 18:00.

Në këtë ndeshje priten të luajnë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kontesti Maqedoni e Veriut – Bullgari, ka optimizëm për tejkalimin e dallimeve

Story i radhës

Bisedimet me Rusinë, ministri ukrainas paralajmëron për kujdes: Mos hani dhe mos pini asgjë

Të fundit nga