Pak ditë para meçit të madh, provokon Florian Markun

Boksieri me prejardhje shqiptare, Florian Marku, do të rikthehet në ring me 25 shtator të këtij viti.

28 vjeçari kësaj radhe do të takohet me boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Boksieri ukrainas në një intervistë për Blic Sport ka thënë se Marku nuk është për këtë sport, derisa tutje ka theksuar se ai është kampioni.

“Sa i përket Florian Markut, mund të them se ka karakter të fortë, por boksi nuk është sporti i tij, është sporti im. Unë jam kampioni”, tha Prodan.

Ballafaqimi mes Markut dhe Prodan do të zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium” në Londër të Anglisë.

Boksieri shqiptar dhe ai ukrainas do të luftojnë mes vete për titullin IBF International në peshat e lehta.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ambasadorja Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

Ngjarja e ardhëshme

Afro 600 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale

të fundit nga

Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke

AlbanianEnglishMacedonian