Pajisje biometrike me të dhëna të ushtrisë Amerikane po shiten në eBay

Hulumtues Gjermanë të cilët blejnë disa pajisje biometrike në eBay gjetën të dhëna të ndjeshme të ushtrisë Amerikane ruajtur në kartat e tyre të memories raportoi The New York Times.

Në mesin e të dhënave përfshiheshin shenja të gishtërinjve, skanera të irisit të syrit, fotografi, emra, përshkrime të individëve shumica nga Iraku dhe Afganistani.

Shumë prej tyre kanë punuar me ushtrinë Amerikane dhe mund të vihen në shënjestër nëse pajisjet bien në duar të gabuara sipas raporti.

Një grup hulumtuesit quajtur Chaos Computer Club, udhëhequr nga Matthias Marx, bleu gjashtë pajisjet në eBay shumica e tyre nën 200 dollarë.

Ata u nxitën nga një raport i The Intercept se Talebanët kishin shtënë në duar pajisje të ngjashme biometrike Amerikane. Kështu ata dëshironin të shikonin nëse të dhënat e njerëzve gjendeshin në pajisje dhe që mund ti vinin në rrezik.

Ekipi u shokua nga rezultatet sipas raportit. Në kartën e memories së një pajisjeje gjetën emra, kombësi, fotografi, shenja gishtërinjve, skanimi të irisit të 2632 personave.

Të dhënat tregonin se kjo pajisje ishte përdorur afër Kandaharit në Afganistan në Verën e 2012. Një tjetër pajisje ishte përdorur në Jordani në 2013-ën dhe përmbante shenja gishtërinjsh dhe skanime të irisit të personelit ushtarak Amerikan.

Pajisjet ishin përdorur për të verifikuar bashkëpunëtorë, banorë lokalë dhe palë të treta të cilët kishin akses në bazat Amerikane.

Një pajisje ishte blerë në një ankand ushtarak ndërsa shitësi tha se nuk kishte informacion që përmbanin të dhëna të ndjeshme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i Serbisë Vuçiq është një luftënxitës

Story i radhës

Bllokimi i pikës kufitare në Merdar shton fluksin në pikat e tjera kufitare

Të fundit nga