Pajaziti: Komuna do të jetë edhe më e hapur për të gjithë banorët

Në vazhdën e zgjedhjeve lokale kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës z.Enver Pajaziti ka bërë të ditur edhe reformat në administratën e komunës gjatë mandatit të ardhëshëm katër vjeçarë.
Prioritet në reformat e administratës do të jetë “e-komuna” ose komuna digjitale me çrast shumë shërbime komunale do të digjitalizohen, pra banorët do të kenë mundësi që nëpërmjet internetit të aplikojnë për shumë dokumentacione të nevojshme.
Më tej thekson se do të instalohet sistemi 1 shallter, linjë telefonike pa pagesë dhe ri-transformim i faqes zyrtare të komunës së Bërvenicës.
E gjithë kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të procedurave komunale me të cilat ballafaqohen banorët, dhe kjp do të jetë njëra nga risitë e mëdha të komunës dë Bërvenicës në katër vitet e ardhëshme.

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Новаковски: Менаџирањето на ДИК во последните изборни циклуси е единствен проблем во изборниот процес

Ngjarja e ardhëshme

Të gjitha ofendimet e Taravarit ndaj Ali Ahmetit dhe votuesve (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian