Pagesat dhe digjitalizimi i tregut ‘online’

Sa ndryshuan sjelljet e konsumatorëve gjate
krizës globale!? cili trend shënoi ngritje, dhe risit në tregun digjital  gjatë pandemisë!       

Vetëm para ca ditëve një ‘tweet’ apo cicërimë
e themeluesit të rrjetit social Twitter, Jack Dorsey është shitur në ankand për
2.9milion $, si një token i patjetërsueshëm apo NFT, përderisa një vepër e
formatit digjital për 69 milion $ nga Christies, shtëpia me renome botërore për
shitjen e artit.

Përderisa, investitorët ndihen konfident se
këta token digjital do kenë vlerë të jashtëzakonshme në të ardhmen, duke bërë
një paralele në mes të veprave të artit, apo gjësendeve personale të figurave
të famshme të historisë moderne, trendi vetëm se do rritet, vlerëson BBC.

Për te elaboruar se si, në mes të krizës
globale kemi një trend të ‘çmendur digjital’ duhet të kuptojmë se pandemia 1
vjeçare, që u manifestua me një stagnim të pa parë ekonomik, dhe izolim
shoqëror, bëri që fokusimi si zgjidhje nga kriza të jetë interneti apo
realiteti i ri virtual!

Që nga puna e deri tek studimet, tregtia dhe
vet jeta u zhvendosen në internet, kështu që përdorimi i aplikacioneve si Zoom,
Netflix, Viber, Ebay, Snap, Pinterest, Reddit.. shënuan rritje të theksuar, së
bashku me to edhe fenomeni financiar i njohur si bitkoin (BTC)!

Por si u be që Bitkoin të ketë ekspansion
gjatë krizës globale!?..duhet ta kuptojmë faktin se ka shumë para të pa
angazhuara në qarkullim, si pasojë e pakove financiare për rimëkëmbje ekonomike
dhe asistence qytetare, përderisa fare pak ka qarkullimi te kapitalit,  apo prodhim dhe zhvillmi si pasojë e
virusit,  i cili ka prek çdo sektor
ekonomik.  Në anën tjetër efekti nga
inflacioni vetëm se ka prekur tregun e patundshmërive dhe investimeve kapitale,
mjafton ti krahasojmë çmimet e tregut në fillim të pandemisë me çmimet aktuale
për të parë se ka ngritje të theksuar, sidomos në tregun e Mbretërisë se
Bashkuar, dhe jo vetëm.

Si rezultat kemi Bitkoin në vlera astronomike,
po si përfunduam këtu!? këtë duhet ta kërkojmë në ndërrimin e gjeneratave dhe
zhvillimin e hovshëm digjital. Sipas World Trade Organisation (WTO)  Interneti, dhe roli i tij në këtë trend është
i pamohueshëm, sepse gjenerata e re, apo 
hyrja e tyre ne treg dhe tendencat për investim apo siç e njohur ne
tremat ekonomik ‘diversifikim portfolios’ 
nuk konsiderohet më Ari, si një kursim me vlerë, por  bitkoin, 
i cili u identifikua si një aset i preferuar ne kohë krize.

Tanimë, shume institucione  te mirënjohura si Morgan Stanley, Goldman
Sachs etj. kanë filluar ta trajtojnë BTC, si ‘ari digjital’…kurse shtytje dhe
pranueshmëri të gjerë, pa dyshim që kanë 
kompanitë, të cilët kanë investuar një pjesë të kapitalit tyre, siç eshë
rasti me Tesla, Microstrategy, Square, Coinbase, Paypal…dhe shumë të tjera,
tanimë zyrtarisht mund ta blejmë një veturë elektrike Tesla, me bitcoin,
konfirmon Elon Musk.

Megjithatë, një pjesë e investitorëve
tradicional kanë blerë Ari, sipas Marketwatch,vlera e arit ka shënuar rritje
për 37%, nga 1200 $ sa ishte para pandemisë, në vlerën me te lartë ndonjëherë
te regjistruar me 20 Korrik,arriti në 2010$,e  tëra kjo duhet të kuptohet si balancim
financiar ne rast të inflacionit, apo me keq, hiper-inflacion!

Sa për ilustrim, kemi pasur rastin në kohën e ish-Jugosllavisë,
gjatë viteve të 90-ta kur vendi ishte përfshirë në kriza politiko-sociale,
shumica e banoreve të ish republikave, e sidomos popullata shqiptare në Kosovë,
patën konvertuar dinarin në marka gjermane e sidomos në Ari, pasi vendi ishte ne
shpërbërje e sipër. CATO instituti pohon se hiper-inflacioni arrinte gjer në. 313,000,000%,.dhe
kjo ka qenë një ndër rastet unike ku prodhimi i monedhave nacionale (dinarit)
ka prodhuar një precedent te krizave sociale dhe varfërimit te popullsisë.

Aktualisht digjitalizimi i valutave, vetëm se
ka filluar, Kina duke parë trendin e pagesave digjitale dhe rritjen e hovshme
të tregtisë elektronike apo E-tregtisë (e-commerce) ka bërë testimet e para të
valutës (yuan) në versionin digjital. Sipas CNBC, kjo është masë preventive
ndaj pagesave digjitale në rritje, dhe tendencës së popullatës për qasje në
tregun alternativ të kriptovalutave, përderisa, valuta nacionale monitorohet
dhe kontrollohet nga Banka Qendrore.

Jo vetëm Kina, por se fundmi edhe banka qendrore
e  BE-se ka njoftuar se janë duke punuar në
 krijimin e  euros digjitale- përderisa zyrtarët nga
Rezervat Shtetërore Amerikane, kanë lënë të hapur mundësinë e dollarit digjital
gjatë këtij viti.

Padyshim, efekti dhe roli i pandemisë në
transformim digjital monetar është i pamohueshëm dhe vetëm se  ka përshpejtuar trendin e pagesave digjitale,
pasi botërisht dihet se vite më parë valuta fizike apo cash-i  siç e njohim ne,  ishte në rënie e sipër dhe shumë shtete Evropiane
 dhe Aziatike kanë preferuar debit
kartela apo, e-pay për blerje ‘online’ si dhe për blerje te zakonshme ditore,
e  kjo na bënë të kuptojmë se, epoka e
digjitalizimit vetëm se ka filluar globalisht  
     

Ngjarja paraprake

Raporti i Transparency International: Individë të fuqishëm komplotojnë që politika t’u shërbejë…

Ngjarja e ardhëshme

Liverpooli, 40 milion euro për mbrojtësin e talentuar francez

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian