“Paga sa e deputetëve”/ Kush është profesioni më i kërkuar në Shqipëri

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe nevoja e bizneseve për t’u përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bën gjithnjë e më të kërkuar profesionistët e IT-së.

Tomi Kallanxhi, ekspert i IT u shpreh në “Wake Up” se specialistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar në vend të dytë për pagën.

Kallanxhi tha se profesionet që lidhen me teknologjinë paguhen mirë, madje e krahasoi me pagën e një deputeti. Më tej ai shtoi se: “pas disa vitesh eksperiencë mund të jenë me pagën në rang deputeti”.  

“Specialist IT për sigurinë është një nga ato që ka pasur bum kërkesash dhe në përgjithësi vetëm kompanitë e mëdha e kanë një të tillë, sepse janë individë që paguhen goxha shumë.

Kisha një gjë për t’u thënë të rinjve që të vazhdojnë ICT dhe të mos humbin kohë për degë të tjera”, deklaroi ai.

Ngjarja paraprake

Projekti 170 milionësh në Shalë të Bajgorës drejt finalizimit

Ngjarja e ardhëshme

Shtrëngimet e Forta të Stomakut – Cilat Janë Zgjidhjet dhe Trajtimet Natyrale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian