Pafuqia për ta pranuar të vërtetën!

“Shqiptari kundërshton ende pa e marrë vesh”, thotë Konica. Ndoshta ende ka shqiptarë që nuk e ka marrë vesh kush ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), prandaj edhe e atakojnë atë. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ekstaza që përjeton një njeri normal përderisa sheh duke u zhbërë epoka më e ndritshme e historisë së Kosovës.

 Të izoluar gjatë luftës nëpër bodrume në
objekte të papastra qytetesh, muret e të cilave ishin të mbushura me shkrime
cirilike kundër shqiptarëve, shumë syresh kanë mundur ta humbin lidhjen me
realitetin. Të bombarduar me propagandë të “intelektualëve”, që atdheun e
lavdëronin në poezi, por e shisnin në gjykata si dëshmitarë të djemve dhe
vajzave më të mira të kombit, mund të jenë shndërruar në viktima psikologjike.

Sa e vështirë
është të pranohet fakti se ushtarët e UÇK-së kanë vdekur për liri, në beteja,
në prita, duke mbrojtur fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjeve të veta dhe atyre
që nuk kishin guxim për ta bërë një gjë të tillë?! E vërteta është që shumë
herë nuk ia kanë dalur t’i mbrojnë, meqë kishin mungesë armatimi, mungesë
përvoje apo ndonjëherë edhe mungesë guximi.

E zorshme të
pranohet se ende ka njerëz në Kosovë që nuk e di kush ishte UÇK-ja, por
megjithatë më e lehtë të përdoret si justifikim?! Po ishin tanët more.
Vëllezërit, motrat, nipërit, dajallarët, kushërinjtë… këta ishin. I njohim një
nga një! Dikush ishte student, një tjetër bujk, dikush tjetër mërgimtar, një
tjetër murator… Të gjithë tanët ishin. Profesionistët e luftës ishin të pakët,
meqë pak kishim e edhe më pak ju kishin bashkangjitur luftës.

Këta ishin njerëz
që luftën nuk e kishin zgjedhur, por lufta i kishte zgjedhur ata meqë ishin më
të guximshëm dhe më të gatshëm për sakrificë. E vërtetë është që në mesin e tyre
kishte edhe të tillë që nuk i bëjnë nder luftës.  “Lufta nuk të ban meremet”, thotë populli
ynë. Dikush i ka humbur 20 anëtarë të familjes për liri dhe nuk ankohet, por
është krenar.

Dikush ka humbur
më pak, shumë më pak, dikush fare. Këta të fundit zakonisht ankohen më së
tepërmi, meqë nuk ka dhënë asgjë për liri. Ndryshe si do të mund të dilnin 150
dëshmitarë kundër UÇK-së? Aq shumë dëshmitarë zor të gjenden për të dëshmuar
krimet e regjimit serb që ka vrarë 13 mijë shqiptarë, ka masakruar e dhunuar. Kjo
është ndërmarrje e regjimit të sotëm serb për të kriminalizuar luftën e
popullit të Kosovës për liri, duke u shërbyer me marrëzinë shqiptare.  Politizimi i skajshëm ka verbuar të gjithë
dhe më nuk kursehet asgjë.

Serbia e godet
UÇK-në për ta plandosur Kosovën në planin e jashtëm, ndërsa shqiptarët e
godasin për t’i plandosur politikisht bartësit e luftës në planin e brendshëm.
E keqja është se të dy goditjet e rrënojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës!
Shqiptarët do të duhej ta mbronin UÇK-në në planin e jashtëm dhe të brendshëm,
duke e ndarë nga lufta politike që do t’ua nxjerrë sytë të gjithëve!             

Ngjarja paraprake

Armeni, vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Pashinyan

Ngjarja e ardhëshme

Një nga debutimi Twitter Flees shfaqin probleme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian