padi penale kunder nje kompanie nga shkupi ka demtuar buxhetin e fssh se me 140 mije euro 679389208050f

Padi penale kundër një kompanie nga Shkupi – Ka dëmtuar buxhetin e FSSH-së me 140 mijë euro

January 24, 2025
1 minut lexim

Policia Financiare ka ngritur padi për mashtrim me mjete ndihmëse ortopedike ndaj  një kompanie në Shkup e cila ka dëmtuar buxhetin e FSSH-së me 140 mijë euro.

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale kundër kompanisë Bauer-feind Sh.P.K. dhe drejtueses së saj me inicialet I.T., nën dyshimin se me deklaratë të rrejshme e ka dëmtuar buxhetin e Fondit për Sigurim Shëndetësor në vlerë prej mbi 140 mijë euro. E dyshuara, ka dhënë deklarata të rrejshme të cilat i ka vulosur në noter, për mjete ndihmëse ortopedike që i janë faturuar Fondit për Sigurim Shëndetësor.

POLICIA FINANCIARE

“Drejtuesja e denoncuar ka dhënë deklaratë të rreme pranë një noteri që konfirmon se ndihma ortopedike që ajo prokuron dhe faturon në Fond me emërtimin “Ortoza e hipit me nyje” është e përshtatshme dhe i përgjigjet ndihmës “Pajisje plastike hip me kyç në gju dhe kyçin e këmbës “, megjithëse ishte në dijeni se një ndihmë e tillë nuk përputhet me indikacionet dhe diagnozat mjekësore të vendosura në listën e mjeteve ndihmëse ortopedike që kërkojnë konfirmim nga mjeku specialist.”

Nga Policia Financiare, thonë se ajo ka mashtruar Fondin për të lidhur kontratë për blerjen dhe dorëzimin e mjeteve ndihmëse ortopedike të papërshtatshme të quajtur “Ortoza e hipit me nyje” në periudhën 1.1.2014 deri më 31.12.2016. Në atë periudhë kompania ka furnizuar Fondin me 171 nga këto ndihma, për të cilat ka ngarkuar një shumë prej 8.703.558 denarë ose 140 mijë euro, me çka është dëmtuar buxheti i këtij institucioni.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rrahmani viziton tregun e gjelber aty behet puna me e ndershme per ekonomite familjare 679383ef2612a
Story i mëparshëm

Rrahmani viziton “Tregun e Gjelbër”: Aty bëhet puna më e ndershme për ekonomitë familjare

ARBEN XHAFERI DHE ARBEN TARAVARI
Story i radhës

Taravari: Brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën e Arbën Xhaferit

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë