Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se zgjedhje të Serbisë në territorin e Kosovës nuk ka pasur dhe nuk do të ketë, derisa në krye të vendit është kryeministri, Albin Kurti dhe partia e tij.
Ajo tha se zgjedhje të tilla ka pasur kur ka qeverisur PDK-LDK-AAK.
“Petkoviçi i paska kërkuar OSBE-së që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë në përputhje me procedurat e mëparshme zgjedhore në Kosovë deri në vitin 2020. Zgjedhje të Serbisë në Kosovë ka pasur kur kanë qeverisur PDKLDKAAK… Zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë derisa në krye të shtetit është Lëvizja VETËVENDOSJE e Albin Kurti Kryeministër”, ka shkruar ajo.
Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor 2023.
Me shpalljen e zgjedhjeve, Vuçiq ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022