Pacienti 60-vjeçar vret veten, Policia: U hodh nga spitali pas mesnate

Policia e Shtetit njoftoi se sot më datë 30 nëntor 2020, “rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, “grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Policia nuk dha informacion se në cilin spital ka ndodhur kjo fatkeqësi, por sipas burimeve, i ndjeri qe nga nga Rrësheni dhe ishte shtruar tek Sanatoriumi, spitali “Shefqet Ndroqi” ose Covid-1.

Pacienti kishte rreth 10 ditë shtruar dhe ishte me Covid-19.

Ngjarja paraprake

Në Gjenevë nisin bisedimet e reja për paqen në Siri

Ngjarja e ardhëshme

Kryekëshilltari i Trumpit do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Katarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian