Paçarada shqetëson St. Paulin dhe Kosovën!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është në dyshim për ndeshjen e të shtunës së fundjavës, për shkak të një lëndimi.  

Të gjithë shpresojnë që lëndimi mos të jetë edhe aq serioz sepse përveç që do të jetë mungesë e madhe për St. Paulin, mund të paraqes rrezik që ai mos të jetë gati edhe për Kosovën, për ndeshjet e fund marsit. Paçarada është në formën më të mirë deri me tash dhe ka një ecuri fantastike me ekip.

 “Ka pikëpyetje të madhe për Leart Paçaradën dhe mesfushorin Finn Ole Becker. Ka gjasa që asnjëri nga ata të mos jetë i gatshëm për duelin e së shtunës”, ka thënë mes të tjera trajneri St. Paulit, Timo Schultz.

Të shtunën St. Pauli luan (13.00) si mysafir i Karsluher, në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga I. St. Pauli zë vendin e 11-të me 31 pikë të mbledhura.

Ngjarja paraprake

Tërmeti i fortë në Greqi, IGJEUM: Ja në cilin qytet të Shqipërisë u regjistruan lëkundjet

Ngjarja e ardhëshme

Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian