Paçarada me St. Paulin, humbjen 2:0 e shndërruan në barazim 

Leart Paçarada futet në lojë në minutën e 78-të, por që ia dha të mbarën skuadrës së St. Paulit, e cila nga humbja 2:0 barazon me rezultat 2:2 me Darmstadtin. 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, tregoi lojë të mirë për 12 minuta sa ishte në fushë dhe i gëzohet këtij barazimit, aq me tepër që shmangen humbjen e sigurt.

Për Darmstadtin ka shënuar futbollisti Dursun (45′-nga penalltia e 76′) dhe për St. Paulin Benatelli (80′) e Zalazar (90+5′-nga penalltia). 

Pas javës së pestë St. Pauli është në pozitën e 6-të me 6 pikë dhe Darmstadt në vend të 11-të me 5 sosh.

Ngjarja paraprake

10 këshilla se si të merreni me njerëzit egoistë

Ngjarja e ardhëshme

“Europa, ëndërr e largët me Edi Ramën”, Mediu: Brenda mandatit të parë qeverisës, Shqipëria anëtare e BE-së

të fundit nga