Paçarada fantastik, asiston për fitoren e St. Paulit dhe kryesojnë në Gjermani 

Learti, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, ish portierit Shukri Paçarada, vazhdon me formën e mirë në Bundeliga II.

Mbrojtësi Leart Paçarada asiston për fitoren e madhe të skuadrës nga Hamburgu, St. Pauli, me rezultat 1:0 ndaj Heidenheim.

Në minutën e 67-të, Paçarada me dinakërinë asistoi ndërsa Kyereh shënon për fitoren e madhe.

Kapiteni Paçarada është lojtar i ndeshjes, vlerësohet me notën 7.9 nga faqja e specializuara për statistika “Sofascore”.

St. Pauli kryeson me 51 pikë, ndërsa Heidenheim është në vend të 6-të me 42 sosh pas 27 jave të luajtura deri me tash.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sanches është i Milanit?

Story i radhës

Biden ia tregon pasojat Kinës

Të fundit nga