Pa maska në rrugë, gjobiten 522 persona, shoqërohen në komisariat 12 prej tyre

522 persona janë gjobitur nga policia në 24 orët e fundit në vend, pasi janë konstatuar pa maska.

 Policia bën me dije se 12 prej tyre u shoqëruan në komisariat, pasi nuk kanë treguar mjete identifikimi pasi janë ndaluar.

Ata u gjobitën nën masën 3000 lekë, një shumë e cila do tu vendoset në faturën e dritave.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Ngjarja paraprake

Vajza e Shkurtës sapo doli nga frizerja, mahniti të gjithë me grimin dhe frizurën e saj

Ngjarja e ardhëshme

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian