Pa energji elektrike sot dhe nesër disa komuna të Shkupit

Pa energji elektrike sot dhe nesër do të jenë disa pjesë të komunës së Petrovecit dhe Karposhit, ndërsa nesër disa pjesë të komunës së Butelit, Qendrës dhe Aerodromit.

Siç kumtoi QRMK pas njoftimit të EVN-së, arsyeja për ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike janë ndërhyrje teknike në rrjetin elektrik të shpërndarjes.

Nga ora 08:15 deri në 12.30 minuta pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Katllanovë, Gradmanci, Letevci dhe Katllanovska Breznica në komunën e Petrovecit, nga ora 09:00 deri në ora 14.30 minuta disa pjesë të rrugëve “Miladin Popoviq” dhe “Orce Nikollov” në komunën e Karposhit.

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në ora 12:00 do të jenë disa pjesë të rrugëve “Ivan Manolev” dhe “Rokomija” në komunën e Butelit, nga ora 09:00 deri në ora 13:00 një pjesë e rr. “Anton Panov” nr.6 deri në nr.33, si dhe një pjesë e rr. “Slave Delovski” nga nr.7 deri në nr.18 në komunën Qendër, ndërsa nga ora 09:00 deri në ora 14:00 një pjesë e fshatit të Lisiçes së Poshtme në komunën e Aerodromit.

Ngjarja paraprake

Padi penale për katër anëtarë të KSHZ-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

“Mos luani rolin e virgjëreshave”, kryeministri Rama ia thotë troç opozitës parlamentare: Jeni tap-popi! Bëhuni bashkë me ata jashtë dhe hiqni tabelën e shumëzimit!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian